Reagon ambasadori Hovenier: Zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të punojnë pa frikësime

Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit ku u raportua për dorëheqje tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime, shprehet Hovenier në platformën twitter.
”Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Ndjekim nga afër këto zhvillime”.