75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / L K

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditën e lindjes së saj

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë. Aria e vogël ka lindur më 16 Gusht, një ditë e veçantë për prezantuesen pasi festoi përvjetorin e 32-të. Ata e dhanë lajmin në rrjetet sociale me disa foto duke zbuluar emrin e vajzës.

“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruhet në postimin e prezantueses. Emrin Aria për të voglën e saj, prezantuesja e zgjodhi vetëm pasi e mori në krahë, pasi siç ka thënë ajo më parë, do të donte t’i shihte sytë njëherë./abcnews.al/

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport disa javë më parë, gazetarja theksoi: “Emri? Fillimisht dua të shikoj sytë e saj. Kam vendosur ta bëj këtë. Të ndjek instinktet e mia”.