Aksioni i policisë për aferën e rezervave shtetërore, LDK e PDK thërrasin konferencë për media
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/PDK-e-LDK-therrasin-konference-per-media.jpg)
Pas aksionit të policisë ku tre persona u arrestuan, nën dyshimin për keqperdorim të rezervave shtetërore, dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë thirrur konferencë për media.
Sipas njoftimit të PDK-së konferenca do fillojë nga ora 12:00. Ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e mbajtjes së kësaj konference.
Ndërsa një orë më vonë konferencë për media do të mbajë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Konferenca e LDK-së pritet të filloi në orpn 13:00. As LDK nuk i ka bërë të ditura arsyet e mbajtjes së kësaj konference./Indeksonline/