Kurti e Kadaj- Bujupi sillen me pranga në gjyq (Foto)
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Prokurori dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre po japin fjalën përfundimtare për këtë gjykim, raporton Indeksonline.
Për dallim nga Topalli e Haxhiu që ndodhen në liri, Kurti e Kadaj-Bujupi në sallën e gjyqit janë sjell me duar të lidhura dhe nën përcjelljen e zyrtarëve policor./Indeksonline/