75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 20 Gusht 2023 / AR

Kosova i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës, do zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.

“Duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej”, ka shkruar ai.