Dita e 10-të e xhirimeve në Prishtinë, filmi “War, games and videorecordings” mbështetet nga QKK-ja

Kanë nisur xhirimet e filmit “War, games and video recordings”.
Ky film është mbështetur nga QKK dhe xhirimet janë duke u zhvilluar në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.
Nën regjinë e Birol Urcan, me producent Petrit Ukëhajdaraj dhe skenar të Dhurata Hotit, filmi është në ditën e 10-të të xhirimeve.
Filmi ka një tematikë të ndjeshme ku personazhi kryesor, të cilin e luan aktorja Qëndresa Jashari, është një nënë vetushqyese e cila pas ndarjes nga burri me çdo kusht mundohet që djalit të saj t’ia sigurojë një të ardhme të qëndrueshme, të paktën në aspektin financiar.
Përpos si dramë personale e një familjeje filmi trajton edhe tema universale.
Filmi është një ide e cila ka filluar para gati 4 vitesh.
“War, games and videorecordings” pritet të ketë rreth mbi 20 ditë xhirime./Indeksonline/