Guardiola u gjobit për parking të gabuar, polici i kërkon një foto: JO, duhet të paguash!

Pep Guardiola kishte një sens humori pasi u gjobit për parkimin e gabuar të makinës së tij.
Trajneri spanjoll u penalizua për parkimin e mjetit të tij në një zonë të shënuar me një vijë të dyfishtë të verdhë .
Kur Guardiola po kthehej në makinën e tij, një oficer trafiku e informoi për gjobën ndërsa i kërkoi një fotografi.
“Doni një foto? Ju duhet të paguani për foton!” Guardiola bëri shaka me oficerin e trafikut që e kishte gjobitur./Indeksonline/
Quand Pep Guardiola reçoit une contravention et demande de l’argent à l’agent s’il veut une photo 🤣pic.twitter.com/J7My4y7Bnc
— BeFootball (@_BeFootball) August 22, 2023