75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / MSH

Zhduket një vajzë në Istog

Një vajzë është zhdukur në komunën e Istogut.

Rastin në polici e ka paraqitur një familjar i saj.

Sipas raportit zyrtar policor, viktima dyshohet të jetë zhdukur më 21 gusht, rreth orës 07:30.

Familjari i viktimës ka deklaruar në polici se ajo ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.