75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Ekskluzive/ Morena po vjen me një duet “bombë”, ky është artisti me të cilin ka bashkuar forcat

Këngëtarja kosovare Morena Taraku, natën e mbrëmshme ka bërë një postim ku ka aktivizuar fansat me komente të ndryshme.

Ajo ndau një skenë nga xhirimet e klipit të ri, ku pyeti ndjekësit se me kë do të lansoj këngën.

Të shumta ishin komentet duke përmendur emrat si Stresi, Noizy etj..

Burime të Indeksonline të afërta me artisten kanë zbuluar emrin e këngëtarit me të cilin pritet të lansoj ‘bombën’.

Bëhet fjalë për Skerdin dhe kënga titullohet “Malli”.

Të njëjtat burime thonë se kënga është në përfundim e sipër dhe do të lansohet së shpejti./Indeksonline/