75 Mall Live Search
21:47 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / S Z

Rama me një super lajm: Po e rregullojmë infrastrukturën, Tregu i veturave dhe Autoshkollat zhvendosen në periferi

Kryetari i Komunmës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar për fillimin e  punimeve për rregullimin e infrastrukturës në kryeqytet.

 Rama ka bërë të ditur se punimet kanë filluar në rregullimin e infrastrukturës për funksionalizimin e Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur dhe për zhvendosjen e tregut të veturave nga Zona Industriale në Fushë Kosovë në Kodrën e Trimave.  Po ashtu Rama ka thënë se edhe tregu i drunjëve dhe lëndeve  tjera djegëse do të zhvendoset, pasi që nuk do të lejojë që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zonat e banimit në kryeqytet.

Rama po ashtu ka bërë të ditur se edhe Autoshkollat do ta kenë një lokacion të veçantë dhe se ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.

Postimi i plotë i Ramës:

SUPER LAJM🤩

Filluan punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e:

– Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës.

– Tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.

– Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave.

– Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.

Komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt.

Së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi dhe Drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh.

#prishtinapraktike💙