75 Mall Live Search
22:02 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / S Z

Tërhiqet Greqia, pranon ndihmën e Shqipërisë

Greqia ka ndryshuar mendje dhe nën kërcënimin e zjarreve që deri me tani i kanë marrë jetën 20 personave dhe kanë rrethuar Athinën, ka pranuar ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e tyre.

Ndonëse më parë ajo kishte deklaruar se modulet tokësore që ofronte Shqipëria ishin të panevojshme, pasi ishin plotësuar nga vendet e tjera, gjatë pasdites mësohet se Greqia ka lëshuar një tjetër thirrje pranë Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, duke pranuar ndihmën e ofruar nga vendi ynë.

Lajmin e ka konfirmuar ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e cila përmes një deklarate bëri të ditur se më  shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen.

Ndihma që Shqipëria i jep Greqisë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës nuk janë në ditët më të mira, çka u pa edhe në mungesën e ftesës për kryeministrin Rama në samitin e Athinës që mbajti kryeministri Mitsotakis me liderët e rajonit në Athinë dhe në përgjigjien që Rama dha për këtë çështje.

Shqipëria ia ofroi ndihmën Greqisë teksa ajo po përballet me një situatë kritike të zjarreve.

Ajo e Aleksandropolit konsiderohet si vatra më e madhe dhe më e rrezikshme e momentit pasi rrezikon periferinë e qytetit lindor dhe që nuk po arrihet të vihet nën kontroll prej 5 ditësh, ndërsa në gjithë vendin numërohen 209 vatra të hapura në tri ditët e fundit.

Një krizë e përmasave të tilla ishte edhe ajo e një muaji më parë, e shkaktuar po për shkak të valës së të nxehtit, që u konsiderua si më e rënda e dekadave të fundit.

Më shumë se 60 trupa zjarrfikëse dhe 10 mjete të ushtrisë do të nisen drejt shtetit helen. Tv Klan