75 Mall Live Search
08:21 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / AR

Detaje të reja, pacienti u përcoll në Klinikën Psikiatrike nga Policia, e dogji dyshekun dhe batanijen, vdiq në dhomën e izolimit

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Klinikën Emergjente Psikiatrike në QKUK.

Dyshohet se pacienti i moshës rreth 50 vjeçare i ka vënë flakën dyshekut dhe batanijes ku po trajtohej në dhomën e izolimit në këtë klinikë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pacienti N.Sinani është sjellur në klinikë nën shoqërimin e policisë.

Më pas ai është futur në klinikë për trajtim ku i janë bërë ekzaminimet fillestare, para se të futej në dhomën e izolimit. Me tu futur aty, pacienti dyshohet se ka ndezur me shkrepsë dyshekun dhe batanijen. Jozyrtarisht dyshohet se viktima ka humbur jetën nga asfiksimi brenda dhomës. /Indeksonline/