75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / S Z

Rriten rastet me Covid-19, për dy javë 46 raste pozitive

Në dy javet e fundit nga data 09.08.2023 deri me datë 22.08.2023, në Kosovë janë raportuar 46 raste të reja , të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid -19. Ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Instituti Kombëtar I Shendetësisë Publike ka dalë me të dhëna sa i përket  gjendjes epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me COVID-19

IKSHP bënë të ditur se sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç , me  15 raste me moshë mesatare 43 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës,  me nga 14 raste. Kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës.

IKSHP thotë se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.