75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / S Z

Vdekja e pacientit në Psikatri, Bordi i SHSKUK-së kërkon veprime ligjore ndaj personave përgjegjës

Ngjarja e cila ka ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë, ku një person ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në Klinikë, ka bërë që Bordi I SHSKUK-së të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në njoftimin e  SHSKUK-së thuhet se mbledhja është mbajtur me kërkesë të ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe se Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë. Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ndërsa thuhet se do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.