75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / MSH

Rasti “Monstra”, Policia konfirmon urdhërarrestin për Demirin

Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. 

Sipas informacioneve të portalit në gjuhën maqedonase A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.

Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” kanë deklaruar nga Policia.

Demiri po kërkohej nga Maqedonia e Veriut lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.

Fletarresti është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal.