75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 25 Gusht 2023 / L K

Republika e Kosovës në Asamblenë e Shtatë të (GEF), në Kanada

Ministri i Infrastrukturës, Liburan Aliu ka berë të ditur se se bashku më Ambasadorin e Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu janë duke marrë pjesë në Asamblenë e Shtatë të GEF.

Postimi i plotë:

 Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, si dhe me përfaqësues nga kabineti, jemi duke marrë pjesë në Asamblenë e Shtatë të GEF, njëherit Fondit më të madh Multilateral për Mjedis, kështu për të lobuar qasjen në këtë fond, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në ndërkohë, jemi duke zhvilluar takime të shumëta bilaterale me homologë e partnerë për të diskutuar projektet tona konkrete dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.