75 Mall Live Search
23:48 / E Premte, 25 Gusht 2023 / MSH

Presidenti i Uzbekistanit emëron të bijën si këshilltaren e tij

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev ka emëruar të bijën Saida Mirziyoev si këshilltaren e tij, njoftoi zyra e presidencës në Telegram. 38 vjeçarja bëhet personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev.

Pozita e saj si këshilltare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës. Motra e saj është gjithashtu një nëpunëse e lartë civile. Emërimi i të afërmve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore.

Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov. Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe postin e kryetarit të dhomës së lartë të Parlamentit dhe atë të kryetarit të Dushanbes.