75 Mall Live Search
07:59 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / kutia

Temperatura të larta sot, pasdite në disa rajone mund të ketë rrebeshe

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat parashihet të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 35-36 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Pasdite në jug dhe juglindje të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa edhe për shtrëngata të forta lokale. /Meteo Ballkan