Ancelotti: Lëndimi i Vinicius nuk do të na shtyjë të blejmë lojtarë

Carlo Ancelotti ka folur mbrëmë pas fitores ndaj Celta Vigos.
Ishte kjo fitore me sakrifica, pasi Vinicius Junior pësoi një lëndim.
Megjithatë, lëndimi i tij nuk do të detyrojë klubin madrilen të blejë lojtarë.
“Lëndimi i Vinicius nuk do të na detyroj të blejmë lojtarë. Ekipi është i kompletuar. Mund të fitojmë pa Vinicius, Benzema, Courtois e Militao. Sulmi jonë është i kompletuar. Numrat flasin vetë. Po shënojmë gola pa Benzeman dhe Vinicius”, u shpreh trajneri italian.