75 Mall Live Search
12:16 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / A. M.

Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës të aktorit Xhevat Qorraj

Në këtë rast, ftojmë miqtë, kolegët, familjarët dhe dashamirët e Xhevat Qorrajt të mblidhen të hënen, me 28 gusht 2023, nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (në Pallatin e Rinisë në Prishtinë).

Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar

.#TeatriKombëtariKosovës #TKK #NationalTheatreofKosovo #RnoftëTeatri #theatre #theatrelife #nationaltheatre #theatrelove