Zyrtare: Chelsea bëhet me portier të ri

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e portierit serb, Djordje Petrovic.
Petrovic është transferuar nga skuadra amerikane, New England Revolution për 12.5 milionë funte, shkruan IndeksOnline.
Ai ka nënshkruar një kontratë afatgjate shtatë vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Chelsea ka larguar dy portierët kryesor gjatë afatit kalimtar veror, me Eduard Mendyn i cili u transferua në Arabi, te skuadra e Al-Ahlit, ndërsa Kepa Arrizabalaga u largua nga “Stemford Bridge” për t’iu bashkuar Realit të Madridit në formë huazimi./IndeksOnline/