Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë rikthimi si punëtorë

Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë protestuar të hënën para objektit të KEK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së sigurimit fizik të KEK-ut, Nexhat Murati, tha se me anë të kësaj proteste ata janë duke i kërkuar të drejtat e tyre legjitime të cilat po u shkelen.
‘’Unë jam Nexhat Murati, Kryetar i Sindikatës së Sigurimit Fizik të KEK-ut, ne sot ishim në protestë para Qeverisë dhe para KEK-ut atje, jemi tu i kërku të drejtat ton legjitime të cilat po shkelen në vazhdimësi, më së shumti prej KEK-ut dhe bordit të tij po edhe nga ministria.
Jemi me kontrata valide të cilën e kemi të përhershme me KEK-un, ne punojmë tek privati ku jem të huazuar e jo të privatizuar.
Dolëm para qeverisë pasi që na kanë premtu që në ditët e para të tyre do të marrin masa. Me i pyet se çka është problemi. Jam i befasuar me këtë qeveri.
Ne jemi shumë të shqetësuar pasi që asnjëherë nuk mu mundësu me punu për familjen time por vetëm për oligarkë të KEK-ut dhe kompanive private.’’ tha ai.
Tutje ai tregoj se për kjo çështje ka qenë në gjykim në vitin 2010, ku sindikata ka dalë fitimtare mirëpo nuk është ndërmarr asnjë masë.
‘’Rastin e parë në gjykatë e kemi fitu në 2010, mirëpo kur e njëjta gjykatëse thotë nuk mundem me marr vendime të drejtë për ju se kam marr kërcënime, kamë fëmijë, nuk di ka të drejtohem më.
I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë që të na takojë njëherë, ti tregojmë që po kërkojmë vetëm drejtësi.’’ tha Murati. /IndeksOnline/