Macron thotë se mund të ketë masa ndëshkuese ndaj Kosovës e Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë. Këto masa sipas tij do të hyjnë në fuqi nëse dy palët nuk sillen me përgjegjësi.
Këtë deklaratë presidenti francez e ka dhënë para fjalimit vjetor të ambasadorëve
.”Rruga e duhur për Kosovën e Serbinë është marrëveshja e Brukselit. Duhet angazhim i palëve në këtë proces. Në të kundërten do të ketë masa ndaj të dy palëve nëse nuk sillen me përgjegjësi. Duhet poashtu riorganizim i dy palëve për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore” ka thënë Macron./Indeksonline/
🔴 #LIVE: Emmanuel #Macron spoke of the differences between Serbia and Kosovo that needed diplomatic support.
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023
The French president also brought up the #NagornoKarabakh region, stating that he would ask for a humanitarian corridor to be respected 👇 pic.twitter.com/NEdLD7TDNP