Bayern Munchen merr dy lajme fantastike sot, ka një të re edhe për Pavard

Manuel Neuer është rikthyer me ekipin e portierëve të FC Bayern në fushë. Në seancën stërvitore të mëngjesit të së hënës ishte edhe portieri gjerman, afro 1 viti pasi theu këmbën.
Lajme inkurajuese kishte edhe për Jamal Musialën , i cili përfundoi një seancë vrapimi në terren. Rikthimi i tij është çështje ditësh në fushë.

Benjamin Pavard është kthyer sot në stërvitje dhe ky lajm mund ta ketë shqetësuar Interin që po insiston për shërbimet e tij./Indeksonline/