75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / LB

Vuçiq, konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko. Vuçiq në postim në Instagram ka thënë se ka biseduar me ambasadorin rus për çështje rajonale e globale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është konfirmuar synimi për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse.

 “Takim konstruktiv me ambasadorin Bocan-Kharchenko, me të cilin kam biseduar për të gjitha çështjet aktuale rajonale dhe globale. Kemi biseduar edhe për një gamë të gjerë të temave dypalëshe dhe konfirmuam qëllimin tonë për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”, ka shkruar Vuçiq.