Vritet 23 vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 23 vjeçar është vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali nga një algjerian.
Viktima K.B vdiq në vend pasi u godit nga një pushkë me shtizë, pasi në rrugë ndërhyri të ndalonte një sherr mes dy personash, që thuhet se e njihte njërin nga ta.
I dyshuari është arrestuar, raporton abcnews.al.