Nga spitali në burgun e Dyzit, avokati i Andi Pajazitit tregon që sa ditë është transferuar klienti i tij në burg

Andi Pajaziti po kalon ditën e tretë në burgun e Dyzit. Avokati i tij, Fanol Krasniqi e ka konfirmuar se Andi ndodhet në burg që nga dita e premte.
“Po, nga spitali është transferuar në burg. Që nga dita e premte ndodhet në burgun e Dyzit. Për më shumë ju informoj herën tjetër” ka thënë avokati Fanol Krasniqi për Indeksonline.
Andi Pajaziti dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj.
Pas kësaj ngjarje, Pajaziti po trajtohej në QKUK për disa lëndime, para se të transferohej në burgun e Dyzit./Indeksonline/