75 Mall Live Search
21:44 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / kutia

Atletico e nis sfidën me gol, Griezmann tund rrjetën e Vallecano

Vetëm 2 minuta duket se kanë mjaftuar për Atletico Madrid e Diego Simeones për të gjetur avantazhin në sfidën e mbrëmjes të kësaj të hëne, ndaj Rajo Vallecano-s, së Ivan Balliut.

Një krosim i “magjishëm”, nga “fantazisti” i mesfushës, Rodrigo de Paul kapet bukur nga “ylli” francez, Antoine Griezmann, i cili ballë për ballë me portierin Dimitrievski nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë e për rrjedhojë duke e çuar sfidën, në rezultatin 0 me 1.