Arrestohet ukrainasi i dënuar me 25 vite burg në Peru, nga Kosova tentoi të kalonte në Shqipëri

Një person i shumëkërkuar në Peru dhe i dënuar me 25 vite burg është ndaluar në pikën kufitare në Morinë.
Dmytro Chornyi tentoi të futej në Shqipëri përmes kësaj pike kufitare duke përfunduar në duart e policisë.
Chornyi ishte i dënuar nga autoritetet e Perusë, për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti./Indeksonline/