75 Mall Live Search
14:15 / E Martë, 29 Gusht 2023 / S Z

Vitia: Listat për rezonancë magnetike po bien, vazhdojmë punën për transformimin e shërbimeve mjekësore

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia, ka thënë se së bashku me stafin mjekësor, po vazhdojnë të punojnë për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Vitia ka numëruar disa nga punët që janë bërë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, duke pohuar se listat e pritjes në klinikat e QKUK-së, kanë filluar të bien si pasojë e pajisjes s së klinikave me rezonanca magnetike.

“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor  punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.  Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, ka shkruar Vitia në Facebook..

 Postimi i plotë i Vitisë:

Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.

Aktualisht:

Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua.

U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.

Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.

Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.

Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve  mjekësore për qytetarët tanë.

Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.