Çekia publikon listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Merr fund çështja Pavard, futbollisti bëhet me skuadër të re
23 lojtarë janë thirrur nga trajneri Jaroslav Silhavy, në prag të përballjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, e cila luhet më 7 shtator në Pragë. Udhëheqësit e grupit E, e vlerësojnë maksimalisht kombëtaren kuqezi, ndërsa shpresojnë për një rezultat pozitiv.
Ka qenë trajneri Silhavy ai i cili në një prononcim ka pohuar se Shqipëria është një skuadër me nivel.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, tha Jaroslav Šilhavý.
Sa i përket listës së lojtarëve të thirrur për këtë përballje bie në sy rikthimi i kapitenit Soucek, apo dyshja Brabec-Zima. Mungesat po ashtu mbeten një problem për çekët, mes tyre dhe bomberi i Leverkusenit Partik Schick. Në anën tjetër, trajneri Sylvinho ende nuk e ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë delikate.