75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 29 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Kica Xhelili për VV-në: Lejuan zhdukjen e mostrave të Deharit dhe shkatërruan Vetingun

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar për skandalet qeveritare të ndodhura përgjatë muajit gusht. Deputetja Kica-Xhelili ka thënë se për to s’ka pasur distancim por justifikim e lexim të gabuar në mënyrë të qëllimshme nga Qeveria.

Deputetja Kica-Xhelili thotë se pushteti në vazhdimësi shkel Kushtetutën, ndërkohë që gjejnë rehati të flasin për kushtetutshmëri edhe pas gjithë atyre shkeljeve.

Ajo gjithashtu akuzon Vetëvendosjen që kanë lejuar zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe se kanë shkatërruar procesin e Vetingut, por thotë se edhe përkundër që e kanë shkatërruar një proces të tillë sillen sikur ai të ishte po i njëjti, pa ndryshuar asgjë.