Tronditëse, ish-futbollisti i skuadrës italiane tenton të bëjë vetëvrasje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit.
Mediet italiane bëjnë me dije se Waldemar Victorino tentoi vetëvrasjen, ndërsa edhe pse u dërgua në spital me shenja jete mundësitë për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij ka vdekur.
Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës.
