75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / L K

Lajçaku nga Sllovenia udhëton drejt Serbisë, pritet të takohet me Vuçiqin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi .

Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zyrës së Vuçiqit për media, takimi mbahet në orën 12:00.

Diplomati sllovak shkon në Serbi nga Sllovenia ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.