75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / AR

Sot 65-vjetori i Michael Jackson, Naomi Campbell i uron ditëlindjen ‘mbretit të popit’

Michael Jackson sot do kishte festuar ditëlindjen e tij të 65-të.

Me rastin e kësaj dite, Naomi Campbell ka bërë një postim kushtuar “mbretit të popit”.

Modelja me famë botërore ka postuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh së bashku me Michael Jackson, për të nderuar kujtimin e tij. Ajo i ka uruar ditëlindjen dhe shprehet se do e ketë gjithmonë në zemër.

“Gëzuar ditëlindjen mbreti i popit. Sot do të kishit ditëlindjen tuaj të 65-të. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.