75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / L K

U aksidentua me një trotinet elektrik, vetura largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbremë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, mes një ngasësi të trotinetit elektrik dhe një veture.

Ngasësi i tortinetit ka pësuar lëndime të rënda dhe vazhdon trajtimin mjekësor, ndërsa vetura e cila është e përfshirë në këtë aksident është larguar nga vendi i ngjajrjes.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture deri me tani të pa njohur e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime dhe vazhdon te marr tretman mjeksor. Në lidhje me rastin eshtë konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.