E paralajmëroi Shehi, Florent Hasani lë Tiranën për Stambollin

Florent Hasani i ka ditët, më saktë orët, e numëruara te Tirana. Sulmuesi ëhtë një hap larg finalizimit të marrëveshjes me klubin e ardhshëm. Merkato mbaron më 31 gusht dhe vetë trajneri Shehi tha pas ndeshjes me Dinamon se anësori është i larguar nga dita në ditë.
Klube të shumtë kanë qenë të interesuar për të këtë verë porn ë fund duket se ia ka dalë një skuadër nga Turqia. Emri i klubit nuk është ende zyrtar, por e sigurt është që Hasani do të luaj në Stamboll këtë sezon.
Duke përjashtuar 3-shen gjignate, Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce, në Stamboll mbeten edhe 3 ekipe të tjera, Kasimpasa, Istanbulspor dhe Basaksehir. Kështu që njëra mes këtyre ekipeve do të jetë aventura e rradhës e kryegolashënuesit të Superiores. Florent Hasani zhvilloi 46 ndeshje me fanellën bardheblu duke shënuar 19 gola e 8 asiste.