75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

PSG transferon yllin francez për 50 milionë euro

Paris Saint Germain ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lyonit për transferimin e futbollistit Bradley Barcola.

Transferimi i sulmuesit 20-vjeçar do t’i kushtoj PSG-së, 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse, shkruan IndeksOnline.

Francezi dhe agjenti i tij Jorge Mendes kanë rënë dakord për kushtet personale gjatë muajit qershor.

Barcola do të udhëtoj sonte drejt Parisit ndërsa testet mjekësore janë rezervuar për ditën e enjete./IndeksOnline/