Superhëna e rrallë blu mahnit shikuesit në mbarë globin
Një superhënë e rrallë blu – Hëna e plotë më e afërt me Tokën – mahniti shikuesit të mërkurën mbrëma.
Saturni iu bashkua spektaklit qiellor, i dukshëm krahas Hënës, të paktën aty ku qielli ishte i pastër. Kjo ishte Hëna e dytë e plotë e gushtit (prandaj njihet si superhëna “blu”) dhe ishte jashtëzakonisht afër Tokës, pra një superhënë.
Superhënën mund ta shihni edhe mbrëmjen e sotme (31 gusht). Nëse e humbisni, do të prisni gjatë: Superhëna e ardhshme blu do të jetë në vitin 2037.
Ja disa pamje:
Ujue, Spanjë
FOTO: AP PHOTO/ALVARO BARRIENTOS
Athinë, Greqi
FOTO: AP PHOTO/THANASSIS STAVRAKIS
Moskë, Rusi
FOTO: AP PHOTO/ALEXANDER ZEMLIANICHENKO
Ulaanbaatar, Mongoli
FOTO: AP PHOTO/NG HAN GUAN
Tiranë, Shqipëri
FOTO: VOXNEWS.AL
Hyderabad, Indi
FOTO: AP PHOTO/MAHESH KUMAR A.

