Pamje/ Aksion i madh i Doganës së Kosovës, cak janë barnatoret

Dogana e Kosovës po zhvillon një aksion dhe për cak kanë barnatoret për medikamente të kontrabanduara
Aksioni ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë dhe është duke u zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme.

Ekipi i Indeksonline raporton nga vendi i ngjarjes se Dogana është duke kontrolluar lokacionet që dyshohet për mallra/medikamente të kontrabanduara.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar përkitazi me këtë aksion.



