Urdhërohet ndalimi i një personi të përfshirë në rastin “Bon Vivant”

Vrasja në “Bon Vivant”, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet N.Ll.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj e ka berë të ditur për IndeksOnline se Prokuroria e ka urdhëruar ndalimin e një personi të përfshirë në rastin “Bon Vivant”,
Ulaj tha se personi i dyshuar dyshohet për veprën penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personi me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka thënë Ulaj për IndeksOnline.