United aktiv në ditën e fundit të transferimeve, zyrtarizon mbrojtësin spanjoll

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Sergio Reguilon.
Mbrojtësi spanjoll është huazuar nga skuadra e Tottenhamit deri më 30 qershor 2024, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari në karrirën e tij ka veshur edhe fanellën e Real Madridit, Sevillas dhe Atletiko Madridit.
Ai për faqen zyrtare të klubit tha se nuk mund ta humbiste shansin për të luajtur me një klub si Manchester United.
“Në jetë, duhet të jesh gati për çdo gjë dhe shansi për të përfaqësuar këtë klub të madh me një histori kaq të lavdishme është një shans që nuk mund ta refuzoja. Pasi fola me menaxherin, e di se çfarë pret nga unë dhe jam gati të luaj rolin tim për të ndihmuar ekipin të ketë sukses. E di që mund të kontribuoj për Manchester United këtë sezon; Jam gati të luftoj për këtë grup dhe të tregoj cilësitë e mia për të gjithë ”, tha Regulion./IndeksOnline/