PSG bën goditjen e fundit, nënshkruan me futbollistin francez

PSG ka bërë goditjen e fundit të këtij afati të transferimeve.
Kampioni i Francës ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për transferimin e Randal Kolo Muanit, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja është arritur për shifrën totale prej 90 milionë euro, 75 milion € fikse dhe 15 milion € shtesa.
Futbollisti francez do të nëshkruajë kontratë pesë vjeçare ashtu siç ka rënë dakrod për kushtet personale javë më parë.
Gjithashtu Kolo Mauni ka kryer edhe testet mjekësore me PSG-në./IndeksOnline/