75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 03 Shtator 2023 / AR

Publikohet fotografia e personit të vrarë në Prizren, drejt tij u gjuajt nga një veturë në lëvizje

Një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë në lagjen “Arbana” në Prizren.

Viktima është 48-vjeçari Beqir Morina nga Prizreni, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi./Indeksonline/