Arrestohet një person në Prishtinë, shtiu me armë zjarri në një aheng familjar

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiksuar një revole me gas, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtëne me armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë..