75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / S Z

Kurti në drekë me kryediplomatin estonian, flasin për rreziqet që vijnë nga Rusia

Në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, që këtë vit po organizohet nga Qeveria estoneze, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, shtroi një drekë pune në të cilin ishte i ftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia, raporton Klan Kosova.

“U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.