75 Mall Live Search
22:50 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Megan Fox shfaqet me një ndryshim drastik, befason të gjithë

Megan Fox i mahniti të gjithë me një ndryshim radikal gjatë një drekë me Machine Gun Kelly në Soho House në New York City të hënën. Page Six raporton se ylli i ‘Transformers’ kishte një ngjyrë flokësh të kuqe të thellë me një prerje bob dhe balluke.

Aktorja 37-vjeçare la pas flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe dhe i zëvendësoi me një nuancë flokësh të kuq.

Së bashku me flokët e saj të rinj, Fox zgjodhi një mini-fustan me pika bardh e zi dhe këpucë me platformë të trashë për t’iu përshtatur fustanit të saj.

Nga ana e tij, Kelly kishte veshur pantallona të gjera dhe një këmishë pa mëngë në ngjyrë kafe.