75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / AR

54 vite diferencë/ Al Pacino dhe e dashura e tij ndahen 3 muaj pas lindjes së fëmijës

Al Pacino (83) dhe Noor Alfallah (29) janë bërë prindër në muajin qershor, por tani kanë vendosur të ndahen.

Kjo është vërtetuar nga dokumentet e depozituara në gjykatën në Los Anxhelos dhe siguruara nga faqja ‘The Blast’, transmeton Indeksonline.

Noor po kërkon kujdestarinë e plotë të Roman Alfallah Pacino. Ajo lejon që babai i moshuar të vijë herë pas here, por duhet të ketë ‘arsye’.

Çifti njihen që nga prilli i vitit 2022. Aktori nuk humbi kohë dhe Noor mbeti shtatzënë brenda pak kohësh.

Al Pacino ka tre fëmijë me dy gra. Një binjake 22-vjeçare me Olivia Pacinon dhe 33-vjeçarja Julie Pacino me Jan Tarrant./Indeksonline/