Një natë pa burrin/ Meghan Markle shihet me mikesha për të parë Beyonce

Meghan Markle u pa për herë të dytë në turneun e Beyoncé-s “Renaissance World Tour”, por këtë herë pa Princin Harry.
Dukesha e Sussex-it u pa duke shijuar shfaqjen me Kerry Washington dhe Kelly Rowland në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni. Fotot treguan se Markle po argëtohej me mikeshat e saj të famshme.
Pjesëmarrja e Markle në koncert erdhi vetëm disa ditë pasi Princi Harry u fotografua i mërzitur në shfaqjen e së premtes. Çifti u panë duke kërcyer në një zonë private të koncertit së bashku me nënën e Markle, Doria Ragland.
