75 Mall Live Search
00:06 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në grupin e Shqipërisë pas ndeshjeve të sotme

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një pikë shumë të vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Kuqezinjë barazuan 1-1 në udhëtim ndaj Çerkis, me golin e shënuar nga Nedim Bajrami, shkruan IndeksOnline.

Shqipëria vazhdon të jetë në pozitën e dytë të Grupit E me 7 pikë, vend ky i cili dërgon kombëtaren kuqezi në Gjermani.

Republika e Çekisë ndodhet në pozitën e parë me 8 pikë. Polonia është e treta me 6 pikë, Moldavia ndodhet në vendin e katërt me 5 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë të fundit me vetëm 1 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria luan ndaj Polonisë më 11 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë./IndeksOnline/